1 në 3 fëmijë është obez, OBSH: Obeziteti më i shprehur tek djemtë
1 në 3 fëmijë në Europë përfshirë edhe Shqipërinë janë mbipeshë apo obez.
Ekspertët vlerësojnë se ky fenomen është në rritje të vazhdueshme dhe për këtë fajësojnë mënyrën e të ushqyerit, stilin e jetesës dhe mungesën e aktivitetit fizik.
Të dhënat e OBSH-së të përdorura për të identifikuar tendencat vijnë nga raundi i fundit i Iniciativës Evropiane të Mbikëqyrjes së Obezitetit të Fëmijëve, e cila u zhvillua midis viteve 2018 dhe 2020.
Specialistët kanë konstatuar se 29% e fëmijëve të moshës 7-9 vjeç në Europë janë mbipeshë. Prevalenca e mbipeshës dhe obezitetit tek djemtë është 31%, ndërsa tek vajzat është 28%. Me rritjen e moshës edhe prevalenca e obezitetit rritet tek djemtë.
Ekspertët kanë marrë në analizë ushqyerjen e fëmijëve të grupmoshës 6-9 vjeç, ku është vënë re se 75% e tyre hanë mëngjes çdo ditë ndërsa 3% nuk e bëjnë kurrë këtë.
Për specialistët ky është një lajm i mirë pasi mëngjesi është një element i rëndësishëm i një diete të shëndetshme duke reduktuar rreziqet shëndetësore që lidhen me mbipeshën dhe obezitetin.
Kur vjen puna tek konsumi i frutave, vihet re se vetëm 43% e fëmijëve konsumojnë fruta të freskëta çdo ditë, ndërsa 11% e fëmijëve nuk hanë kurrë perime.
Konsumi i përditshëm i frutave dhe perimeve për specialistët është një tjetër pjesë e rëndësishme e një diete të shëndetshme.
Ngrënia e frutave dhe perimeve në baza ditore priret të jetë më e zakonshme tek fëmijët e prindërve me nivel të lartë arsimor sesa tek fëmijët e prindërve me nivel më të ulët arsimor.
LEXONI GJITHASHTU:
AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 22:29 AF Elbasani përgatitet për duelin e kthimit me BATE Borisov, prezanton përgatitësin e ri atletik
- 22:23 Sulmuesi Kristi Bespallov shfaqet te Karvina, e ardhmja mes Çekisë dhe Superiores
- 22:21 Deputeti i PS-së, Qose: Mbështetja në BE nuk është për PS-në dhe as refuzim për PD-në, është meritë e Shqipërisë
- 22:11 Lufta në Lindjen e Mesme! Administrata Trump ka vendosur sanksione të reja
- 22:10 “PD me 35 amendamente në Komitetin BE-Shqipëri”, Spahia: Pasqyrojnë shqetësimet e qytetarëve dhe raportet e ndërkombëtare
- 21:59 Rama reagon për uljet e Review-ve: Turpi alla-shqiptarçe kapi piramidën e Google, i nxorrëm nga bloza digjitale bizneset