“1 nxënës më pak”- Hiqet oficieri i sigurisë në shkollën e mesme, prindërit protestë
Prej javësh po mbahen protesta në disa qytete të vendit për rritjen e sigurisë nëpër shkolla, pas vrasjes së një 14-vjeçari në Tiranë nga shoku i shkollës. Por këto kërkesa mesa duket, në Durrës nuk janë përfillur fare nga institucionet arsimore. Këto të fundit kanë larguar oficerin e sigurisë së shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli”.
Vendimi ka shqetësuar stafin pedagogjik të shkollës dhe vetë prindërit. Drejtoresha e shkollës tregon edhe arsyet e këtij vendimi, i cili në fakt duket absurd.
“Dje morëm një njoftim jo në rrugë zyrtare, por përmes e-mail-it të shkollës, ku u njoftua oficerja e sigurisë që nuk do të vijojë më të ndjekë shkollën tonë. Njoftimi u bë direkt nga AKAP-i. Është një vendim 433, pika 1, që është taksativ për numrin e nxënësve dhe ne për një nxënës nuk e mbulojmë dot arsimin AML, sepse kufiri është 80 nxënës. Nga ana humane, ne mendojmë se ka dhe raste përjashtimore dhe kjo mund të linte vend për diskutim për vetë veçoritë e shkollës”, deklaroi Edlira Deveja – drejtoresha e shkollës “Jan Kukuzeli”
Edhe prindërit shprehen të shqetësuar, pasi ndihen të pasigurt për fëmijët pa praninë e oficerit të sigurisë.
“Shqetësimi jonë është të jetë siguria brenda në shkollë, sepse kemi dëgjuar gjëra, kanë ndodhur gjëra. Mos të na ndodhë dhe neve. T’i paraprijmë para se të ndodhë,” deklaroi një prind.
“Unë si prind, e cila kam dy fëmijë në këtë shkollë, jam shumë e shqetësuar sepse siguria e fëmijëve të mi mund të rrezikohet nga momenti në moment, duke qenë se një oficer sigurie nuk ndodhet në këtë shkollë. Ne menduam që do t’u shtonte siguria në shkollë, ne kërkojmë shtim, jo të na e heqin dhe atë,” tha një tjetër prind.
Po ashtu, prindërit e nxënësve kanë nënshkruar një peticion ku kërkojnë rikthimin e oficerit të sigurisë në shkollë, ose në të kundërt, paralajmërojnë bojkot të mësimit në shkollën “Jan Kukuzeli”.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën