1 viktimë dhe 550 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit

28 Qershor 2022 | 17:55

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit, në lidhje me situatën epidemiologjike të Covid në Shqipëri.

Një 81-vjeçar nga Tirana nuk arriti ta fitonte betejën me sëmundjen, ndërsa nga 1,537 testime të kryera rezultuan pozitivë 550 qytetarë.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 2,164 qytetarë aktiv me Covid. Në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 19 pacientë.

210 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Qershor 2022)

Raste të reja ditore               550

Të shëruar në 24 orë             210

Të shtruar në spitale               19

Humbje jete në 24 orë              1

Testime ditore                     1537

Testime totale              1,846,098

Raste pozitive                 279,717

Raste të shëruara             274,054

Raste Aktive                        2,164

Humbje jete                         3,499

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026