10.394 gjoba për shoferët e pabindur, bllokohen 19 automjete në Tiranë
10.394 drejtues automjetesh janë ndëshkuar me gjoba gjatë javës që lam pas nga Policia Rrugore e Tiranës për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Sa i përket masave administrative, disa prej të cilave janë: 859 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 100 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 33 për përdorim të xhamave të errësuar, 70 për mosdhënie përparësi këmbësorëve në vijat e bardha, 96 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve, 26 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve, 211 për parakalime të gabuara dhe 8.640 për parkime të gabuara.
14 shoferë janë arrestuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike dhe shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Ndërsa 19 automjete janë bllokuar për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe verifikime nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Policia rrugore e Tiranës teksa vijon kontrollet në të gjitha akset, ju bën apel shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos kthehen në rrezik për përfshirje në aksidente.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës