10 gara historike në Silverstone

5 Korrik 2024 | 12:38

Silverstone është pista e kujtimeve të paharrueshme në Formula 1 që prej sezonit të 1’rë në vitin 1950. E sigurtë në kalendar deri në vitin 2034 pas rinovimit të fundit 10 vjeçar le të bëjmë një udhëtim në kohë ku do të gjejmë gara spektakolare në pistë të larguar. Apo dhe beteja të ngushta për fitore dramatike në historinë e F1.

1950 – Farina fitoi garën e 1’rë të botërorit të ri.
Eventi i 13 Majit në vitin 1950 ishte një garë prej 70 xhirosh mes makinave Alfa Romeo që drejtoheshin nga Giuseppe ‘Nino’ Farina dhe Juan Manuel Fangio.

1969 – Stewart triumfon mes thrillerit me Rindt
Jackie Stewart triumfoi ndaj Lotus dhe Jochen Rindt që u futën në bokse për shkak të problemeve me gomën.

1987 – Mansell arrin fitoren e 1’rë në Silverstone
Nigel Mansell zhvilloi një paraqitje fantastike kur rekuperoi 29” në 28 xhiro ndaj rivalit dhe shokut të skuadrës Nelson Piquet të cilin e parakaloi në Stowe, 3 xhiro nga fundi.1991 – Mansell ktheu Senna’n në bokse
Senna mbeti pa karburant në xhiron e fundit dhe për tu kthyer në bokse pati nevojë për ndihmën e Mansell dhe Williams në atë që është një nga fotot ikonë në historinë e sportit.

1994 – Hill realizoi ëndërrën e të atit
Pas një beteje kontroverse me Michael Schumacher, Damon Hill arriti të 1’ën dhe të vetme fitore në shtëpi. Atë çka babai Graham nuk e realizoi asnjëherë.

1998 – Schumacher fitoi në penalitet stop & go
7 herë kampioni i Botës nuk kishte fituar asnjëherë në Silverstone deri në atë garë. Schumacher mori kryesimin në xhiron e 50’të pas Safety Car por u detyrua të vuante një penalitet stop & go për parakalim të Alexander Wurz nën regjimin e Safety Car. Penalitet që piloti i Ferrari’t e kreu në xhiron e fundit duke fituar në pit lane.

2008 – Hamilton debutoi me fitore mes shiut të shtëpisë
7 herë kampioni i Botës është statistikisht piloti më i suksesshëm këtu, por fitoren e 1’rë e arriti 16 sezone të shkuara, mes shiut dhe kryesimit pas xhiros së 5’të të cilin e ruajti deri në fund.

2010 – Webber ‘siguroi revanshin’ në shtëpi
Sebastian Vettel mori turirin e makinës së Mark Webber pas dëmtimit të makinës së gjermanit. Mgjs u nis në pole position, fitorja i buzëqeshi pilotit të dytë të Red Bull.

2020 – Hamilton fitoi me një gomë më pak
Sezoni i nisur me vonesë për shkak të Covid 19 dërgoi dy gara në përvjetorin e 70’të të cirkuitit ishullor. I 1’ri ishte më shumë se dramatik për shkak të dëmtimit të gomave. Përfshi edhe heroin vendas i cili e dërgoi makinën në finish me 3 goma, pas çarjes së të 4’ës në xhiron e fundit.

2022 – Sainz arrin fitoren e 1’rë në karrierë
12 vite më parë, spanjolli i Ferrari’t vendosi të 1’in pole position dhe arriti fitoren e 1’rë në F1 pas betejave të panumërta me Verstappen, Hamilton, Perez dhe Leclerc në një garë të rifilluar pas incidentit të Zhou Guanyu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024