10 mijë tru të ruajtur në kova, koleksioni më i madh në planet gjendet në Danimarkë

Trute e ruajtur ne Danimarke
9 Mars 2023 | 16:47

Në këto kova ndodhen thuajse 10 mijë tru të ruajtur në formalinë. Ky është koleksioni më i madh i “lëndës gri” në planet dhe ndodhet në një bodrum të Universitetit të Danimarkës Jugore.

Vlera shkencore e tij është e jashtëzakonshme, por ka një problem etik: të gjithë këta tru janë marrë nga njerëz mendërisht të sëmurë në institute psikiatrike, pa konsensusin e pacientëve apo të familjes së tyre.

“Shumica e institucioneve daneze ishin pjesë e psikiatrisë shtetërore, pra ishin spitale psikiatrike shtetërore dhe nuk kishte të huaj që të bënin pyetje se çfarë po ndodhte në këto institucione”, thotë Jesper Vaczy Kragh, historian.

Pavarësisht kushteve në të cilat trutë janë marrë, Këshilli Danez për Etikën vendosi në fillim të viteve ’90 se ata mund të përdoren për studime.

“Mendoj se ky debat është shteruar dhe thotë se ky është një studim shkencor shumë i dobishëm nëse duam të dimë më shumë për sëmundjet mendore. Kjo është qasja që kemi tani”, shprehet Martin Ëirenfeldt Nielsen, patolog, shef i Koleksionit të Trurit.

Të 10 mijë trutë janë marrë gjatë periudhës 1945-1980 nga Erik Strömgren, një mjek psikiatër i njohur danez, së bashku me një neuropatolog në spitalet shtetërore të psikiatrisë, ku askujt nuk i bëhej vonë se çfarë po ndodhte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën tetë persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit....
17:45 | 26/07/2026