100 mijë kosovarë aplikuan për vizë në Gjermani vetëm në 2 muaj

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mbi 100 mijë kosovarë aplikuan për vizë pune në ambasadën gjermane në Prishtinë gjatë dhjetorit 2021 dhe janarit 2022.

Por, numri i atyre që duan të ikin nga Kosova mund të jetë edhe më i lartë, duke marrë parasysh që shumë qytetarë tentojnë të pajisen me një vizë edhe në ambasadat e vendeve të tjera të BE. 

Disa nga qytetarët që ka intervistuar Euronews Albania, thonë se arsyet e vetme që duan të largohen është situata ekonomike dhe shpresa për një të ardhme më të mirë. 

- Advertisement -

“Kam vendos të iki, pasi si t’i mbaj 6 fëmijë?”, tha një qytetar.

Ata thonë se nuk e kanë menduar kurrë që do të detyrohen që edhe nga Kosova e lirë dhe e pavarur do të detyroheshin të ikin 

Kjo ikje masive, sipas Naim Rashitit nga Grupi për Politika në Ballkan, vjen si pasojë e mungesës së perspektivës dhe kërkesa për një jetë më të mirë në të gjitha aspektet, jo vetëmatë financiar. 

Ai shton se ky fenomen do te sjellë dëmemëdha për Kosovën

“Vendi është i pazhvilluar dhe fuqia punëtore do të ikë. Do të krijohet një mangësi shumë e madhe që edhe me këtë ekonomi në zhvillim do të krijojë një handikap të madhe ekonomik”, u shpreh Rashiti.

Sipas Rashitit shteti duhet të veprojë sa më shpejt, që një trend i tillë i migrimit të ndalet, ndryshe dëmet do të jenë të pariparueshme. 

“Pa ndërruar paga e mjekut, e profesioneve, mbështetja për bizneset që punësojnë me mijëra njerëz, nuk do të ketë ndryshim të gjendjes”, tha Rashiti.

Rashti shton se institucionet mund të mos i vërejnë në baza ditore dëmet që po shkaktohen, por janë bizneset ato që tashmë janë të ndikuara nga ikja e fuqisë punëtore dhe e profesionistëve, çka do të ketë pasoja edhe për vetë shtetin dhe ekonominë e Kosovësnjë të ardhme të afërt

Ai vlerëson se Kosova do të preket më së shumti nga migrimi, pasi në dallim nga vendet tjera të Ballkanit, në vendin tonë, pos situatës jo të mire ekonomike mungojnë edhe investimet e huaja, të cilat do të krijonin mundësi të reja për qytetarët kosovarë. 

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Gazetari zbulon kur mund të nisin negociatat Kosovë Serbi: Po ndërmjetëson Erdogan

Gazetari Abdylvehap Ejupi analizoi në Euronews Albania pozicionin e Turqisë në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës. Ejupi tha se Turqia ka marrë një rol...

SHBA pro një Gjykate ndërkombëtare për krimet e luftës në Ukrainë

Ligjvënësit në SHBA kanë shprehur mbështetje për krijimin e një Gjykate ndërkombëtare të ndarë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (IÇ) për të gjykuar krimet e...

“I bënë pritë dhe e rrahën”- Detaje nga sherri i biznesmenëve për shezlongët (Emri)

Një 64-vjeçar në Shkodër është dhunuar me sende të forta nga dy persona, pas një konflikti në lidhje me vendosjen e shezlongëve në një...

TË FUNDIT

Tregtonin monedha floriri të vjedhura, arrestohen babë e bir në Tiranë

Babë e bir kanë rënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi shisnin online në rrjetet sociale, monedha floriri të vjedhura. Policia ka sekuestruar 467...

Shqiptarët protestojnë në Mitrovicë, policia bllokon urën e Ibrit

Në Mitrovicë të Jugut u mblodh një grup qytetarësh shqiptarë, përkundër kërkesës së Policisë së Kosovës që të mos i përgjigjen thirrjes së postuar...

Sondazh

A jeni dakord për rihapjen e basteve sportive sipas kushteve të reja online të qeverisë?
×