100 milionë dollarë për 27 ura, projekti nis në shtator me “Urën e Beshirit”

25 Prill 2023 | 16:36

100 milionë dollarë do të shpenzohen nga qeveria shqiptare për rehabilitimin e urave të dëmtuara. Në një intervistë për Euronews Albania drejtori i ARRSH, Ervis Berberi bën me dije se është gati kredia që do të mundësoj këtë projekt.

“Banka botërore miratoi në bordin e tyre kredinë për Shqipërinë behët fjalë për një investim 100 milion dollarë. Rehabilitimi i urave fillon këtë vit dhe vazhdon në 7 vitet e ardhshme,” – u shpreh ai.

“Në vitin e parë starton me 3 ura , ura e Beshirit që bëhet e re, ura e Viroit dhe ura e Dragodit që do bëhet urë e re në lumin e Vjosës që lidh qarkun e Tepelenës me qarqet përballë, i shërben dhe Memaliajt,” – shtoi Berberi.

Studimi për gjendjen e urave  është bërë menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit në 2019. Pavarësisht dëmtimit të tyre, drejtori i ARRSH siguron se asnjë urë nuk është e pakalueshme.

“Të rrezikshme për kalime nuk kemi, të gjitha investimet janë bërë që këto ura të kthehen në standarde më të larta,” – tha Berberi.

Në të gjithë Shqipërinë numërohen 186 ura por vetëm 101 prej tyre rezultojnë të skeduara që kanë problematika dhe do ti nënshtrohen procesit rehabilitues. Urat në Shqipëri janë të ndërtuar kryesisht 50 apo 70 vite më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parandalohet ngjarja kriminale në Vaun e Dejës, arrestohet 38-vjeçari me minë me telekomandë (EMRI)

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në Vaun e Dejës, duke arrestuar një 38-vjeçar që transportonte një minë me telekomandë, ndërsa...
14:41 | 05/07/2026

Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre

Një person është plagosur këtë të diel në lagjen nr. 1 të Korçës, pas një konflikti të ndodhur mes dy shtetasve. Sipas informacioneve paraprake, njëri...
13:41 | 05/07/2026

19-vjeçari rrezikoi të mbytej në Plazhin e Vjetër, dyshohet se pësoi atak kardiak

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele pranë Plazhit të Vjetër në Vlorë, ku një 19-vjeçar ka rrezikuar të mbytet në...
13:28 | 05/07/2026