100 vepra për Ismail Kadare, albumi nga kolegët që autori nuk arriti ta shohë

1 Korrik 2024 | 17:05

Mbi 150 vepra të artit vizual për Ismail Kadare, të realizuara nga kolegë të tij, po behën gati për t’ju prezantuar publikut, artdashësve, në fillim të vitit të ri akademik. Një album për të cilin autori, ishte në dijeni, por fatkeqësisht nuk ja doli ta shohë të përfunduar.

Kuratori i projektit Abaz Hadon, tregon për Euronews Albania detajet e nismës që kishte marrë miratimin e shkrimtarit të madh.

“Ne po punojmë për të zgjedhur e për të mbledhur të gjithë veprën që i kushtohet Kadaresë në pikturë, grafikë, vizatim, skupture… Na kanë befasuar artistë shqiptarë nga Kosova, që e kanë trajtuar pa porosi thjesht sepse e kanë admiruar…”, tha kuratori Abaz Hado.

Edhe pse ende janë sekret për publikun, ne arritëm të zbulonim disa nga veprat e mbledhura. Ato për të cilat Kadare, ndjeu për herë të fundit, dashurinë e miqve dhe jo vetëm.

Mbledhja e këtyre veprave, nuk ka qenë e lehtë, por dëshira për të qenë pjesë e albumit, ua lehtësoi punën ideatorëve Helidon Cilit, Abas Hados dhe Helenës, bashkëshortes së Kadaresë.

“Ajo që ne kuptuam është që ai ndihej sa herë që i thonim gjetëm këtë, ndjente kënaqësi që vërtetë kishte një dashuri tek njerëzit. Mbase nuk e ka ndjerë tek raportet direkte, por u gëzonte që gjente emra që ndonjëherë i mendonte te largëta”, tha kuratori Abaz Hado.

Kohët e fundit për Kadarenë, nuk kanë qenë të lehta, kjo për shkak të shëndetit të tij, megjithatë ndarja e tij nga jeta, ishte një lajm i papritur për të gjithë.

“Personalisht më thotë Henri Çili, më thotë që nuk arriti ta shohë albumin, u nda nga jeta, në fillim nuk e kuptova dhe ma tha prapë… ndihemi të brengosur që nuk ja dhamë dot këtë kënaqësi në kohë… ai kishte filluar të merrte një formë hyjnore, me heshtjen, mendimin dhe pamundësine fizike”, tha kuratori Abaz Hado.

Gjeniu i letrave, Ismail Kadare ka hyrë në panteonin e letërsisë kombëtare dhe botërore. Për kolegët, Kadare është ai që ngriti vlerën e artit shqiptar dhe e ballafaqoi atë me botën perëndimore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026