100 viktima në një javë në RMV, mjeku Pollozhani: Shifrat tregojnë një trend shqetësues

12 Mars 2021 | 13:07

100 viktima në një javë janë shkaktuar nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku Aziz Pollozhani tha se shifrat e ditëve të fundit tregojnë në trend shqetësues.

Mjeku theksoi se mos-parashikimi i saktë i sjelljes së virusit dhe pa-parashikueshmëria e efektit të vaksinës mund të jenë disa nga shkaqet e kësaj situate.

Mjeku u shpreh më tej se dozat e premtuara të vaksinës akoma nuk dihen dhe ndërkohë qeveria ende nuk e ka të qartë se kur do të mbërrijnë ato në RMV.

Sipas zotit Pollozhani kohët e fundit në RMV është vënë re edhe një dobësim në sistemin shëndetësor.

Ndërkohë, ai nënvizoi se masat e reja të ndërmarra nga qeveria pritet që të japin një rezultat të mirë brenda dy javëve të ardhshme.

Lexoni gjithashtu:

Ashpërsohen masat në RMV, 10-fishohen gjobat për qytetarët e bizneset, shifrat e të infektuarve në rritje

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026