100-vjetori i bibliotekës në Gjirokastër| Mbi 120 mijë ekzemplarë, mungojnë lexuesit

23 Shkurt 2023 | 17:09

Biblioteka e Gjirokastrës është një ndër më të vjetrat në shkallë vendi.

Përgjatë një shekulli ajo ka shërbyer si qendër për leximin dhe promovimin e librit por edhe për nxitjen e jetës kulturore në qytetin e gurtë.

“Biblioteka “Apostol Meksi” është një ndër bibliotekat  më të vjetra në Shqipëri  dhe sivjet bën 100 vjet. Biblioteka “Apostol Meksi” ka një fond të pasur prej  120 mijë ekzemplarësh  që janë tituj të ndryshëm librash dhe periodikësh,” – u shpreh Ervina Saliaj, përgjegjëse e bibliotekës.

Biblioteka ofron një fond të pasur librash për lexuesit e moshave të ndryshme duke përfshirë edhe botimet e vjetra. “Historia e Skënderbeut” botuar në vitin 1898 në gjuhën shqipe, në Bukuresht është ekzemplari më i vjetër i saj.

“Ne për çdo datë festive kombëtare  ose ndërkombëtare ne organizojmë gjithmonë aktivitete dhe paraqitim gjithmonë ekspozita për datat e shënuara. Gjithë lexuesit kanë mundësinë që ti prekin, që ti shohin dhe ti lexojnë,” – tha Saliaj.

Synimi i stafit të bibliotekës është tërheqja e lexuesve të rinj, pasi vitet e fundit interesi për librin ka rënë ndjeshëm.

“Të rinjtë e sotëm nuk lexojnë absolutisht fare dhe  do t’ju rekomandoja që të lexonin sa më shumë,” – u shpreh një nxënëse.

Aktualisht biblioteka e Gjirokastrës numëron rreth 3 300 lexues të moshave dhe profesioneve të ndryshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026