1000€ Ferrari dhe fustane të vajzave të ekranit, shifrat e luksit të maturantëve
Deri në 1000 euro shpenzojnë maturantët për mbrëmjen e maturës. Përgatitjet nisin 3 muaj përpara.
Trendi kohët e fundit ka ndryshuar. Vajzat kanë hequr dorë nga fustanet si princesha dhe kanë vendosur të zgjedhin fustane të veshura nga vajzat e ekranit.
“Një ndër fustanet më të preferuara është ai i personazhit Sara Hoxha, nuses së Ledrit. Janë fustane që kanë dekolte të hapur, shumë të shkurtër, ose që mbulojnë vetëm pjesët intime dhe janë komplet rrjetë, janë ndër më të preferuarit,” – u shpreh sipërmarrësja, Erada Ibraliu.
Mbrëmja e maturës konsiderohet si një event Gala, shumë herë të krahasuara me ngjarjet në Hollywood. Ndaj në një natë magjike, çmimet nuk kanë rëndësi.
“Deri në 200 mijë lekë të vjetra që është dhe më i bukuri, vajzat e kanë preferuar. Është mbrëmja e tyre, nuk janë të limituar tek pjesa e çmimit, mjafton që fustani të jetë i bukur, të ketë pamje,” – tregoi Ibraliu.
Të kujdesura deri në detaje për pamjen e tyre, organizimi për mbrëmjen e maturës nis disa muaj përpara.
“Prenotimet për maturë fillojnë zakonisht 2-3 muaj përpara. Maturantët kur marrim vesh datën që do bëjnë maturën fillojnë rezervimet. Kohët e fundit kërkojnë pjesën e grimit minimal. Sipas tregut ka çmime të ndryshme, por mendoj që mesatarja është diku tek 50-60 mijë lekë,” – u shpreh Dori Kola, make up artist.
Kujdesi për flokët, tualeti, fustani, mesatarja e natës së maturës për vajzat arrin mbi 30 mijë lekë të reja.
As djemtë nuk mbeten pas, nëse flasim për shifrat e shpenzuara në natën e maturës. Ndryshe nga vajzat, vëmendja e tyre i dedikohet makinave luksoze.
“Varet nga marka, modeli. Mund të flasim nga 100 euro dhe deri në 1000 euro, Ferrari dhe Lamborghini. Për momentin janë të marra, kam diku tek 34 dhe janë vetëm 4 gjendje,” – tregoi Sitiljan Kiçaj, sipërmarrës.
Ajo që të bën përshtypje nga shumat e shpenzuara nga adoleshentët është fakti që ata janë të gatshëm të shpenzojnë aq para, sa mund të paguanin tre vitet e ardhshme të universitetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve