103 vjet marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasada shpërndan mesazhin

28 Korrik 2025 | 16:57

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë ka shpërndarë një postim me rastin e 103 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë.

Në një mesazh të publikuar në faqen zyrtare në Facebook theksohet se SHBA-të janë “krenarë për partneritetin me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien e përbashkët”.

“Sot festojmë 103 vjet marrëdhënie diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë! Jemi krenarë për partneritetin tonë me Shqipërinë për të çuar përpara sigurinë, forcën dhe mirëqenien tonë të përbashkët. Mendon se i njeh momentet kyçe të historisë sonë të përbashkët? Shfleto për të bërë kuizin dhe shiko sa përgjigje të sakta gjen”, thuhet në postimin e shpërndarë nga ambasada.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sherr me thika pranë pedonales në Durrës, plagosen tre të rinj

Një sherr masiv është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së të dielës në zonën e pedonales, pranë plazhit në Durrës, ku tre të...
11:04 | 27/07/2026

Balla jep detajet e marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA-në: Si do të disbursohet financimi për Forcat e Armatosura

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar historike marrëveshjen që Kuvendi pritet të ratifikojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
10:44 | 27/07/2026

Policia shoqëron aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër gjatë tubimit në Tiranë (VIDEO)

Forca të shumta policie kanë shoqëruar aktivistin Arben Kola dhe një protestues tjetër në zonën pranë Rrugës së Elbasanit, ku qytetarët dhe aktivistët vijojnë protestën...
10:11 | 27/07/2026