11 anëtarët familjes Taragjini në kushte të mjerueshme: Po na shembet banesa

27 Korrik 2024 | 15:39

11 anëtarë të familjes Taragjini në Gramsh jetojnë në kushte mjaft të vështira, në një ndërtesë që zor se mund të konsiderohet shtëpi.

Kryefamiljarët Besimi dhe Alketa, veç dëshpërimit, dhe varfërisë nuk kanë asgjë.

Ata luten për ndihmë pasi 9 fëmijët e tyre nuk po jetojnë një ditë të bardhë.

” Si e bëj amon me të keq, me të keq vetëm me përkrahje as të ardhura asgjë hiç. 250 mije lekë ça, 9 fëmijë vete 11.” –tha kryefamiljrai, Besim Taragjini.

Familja Taragjini përbëhet nga 11 anëtarë të cilët jetojnë me vetëm 250 mijë lekë të vjetra në muaj.

” Shtëpi e pabanueshme, lagështi ja. Kam nevojë te me ndihmojnë me ushqimore, të më rregullojnë shtëpinë. Nuk më kanë ndihmuar kam vajt kudo.”-tregoi kryefamiljarja, Alketa Taragjini.

Kjo familje çdo ditë jeton me frikën e shembjes së shtëpisë.

Bashkëshortët,të dy të papunë kërkojnë ndihmë për rregullimin e shtëpisë pasi e kanë të pamundur ta ndërtojnë vetë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)

Bregdeti i jugut është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe rrufe. Në qytetin e Vlorës, era e fortë...
07:33 | 22/07/2026

Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së martës zonën e Gjirokastrës ka ndihmuar për shuarjen e disa zjarreve që rrezikonin zonat e banuara. Sipas...
07:20 | 22/07/2026

Zjarr në Kaninë, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe e vendosin nën kontroll (VIDEO)

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së martës në zonën e Kaninës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse,...
07:14 | 22/07/2026