“11 maji”/ Debat në Komisionin e Integrimit, replika mes Tabakut dhe Kodhelit

13 Qershor 2025 | 16:49

Mbledhja e Komisionit për Çështjet Evropiane e cila kishte në rendin e ditës projekt pozicionin negociues për grupkapitullin e katërt për negociatat e Shqipërisë me BE shërbeu që opozita të ngrinte shqetësimin sa i takon zgjedhjeve të 11 majit. Kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku deklaroi se me standardet e zgjedhjeve Shqipëria ka bërë hapa pas.

“Nuk do të thotë që ngritja e shqetësimeve qoftë për drejtësinë, qoftë për ekonominë, qoftë për zgjedhjet, qoftë për standardet e shkelura të na bëj të veprojmë symbyllazi dhe ta konsiderojmë atë si një proces të mbyllur sepse ai nuk është një proces i mbyllur. Ne nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si shqiptarë në Tiranë. Parlamenti ka nevojë patjetër që të kemi një diskutim për procesin zgjedhor dhe lidhjen e tij me procesin e integrimit, për detyrat e kuvendit sesa janë kryer ato sepse nuk mund të flasë Brukseli e të mos flas Tirana”, tha Jorida Tabaku, Kryetare e Komisionit për Çështjet Europiane.

Ky reagim, bëri që socialistja Mimi Kodheli t’i kujtonte demokrates se nuk ishte në atë tryezë për politikë por për çështjen e integrimit.

“Ne kemi mjaftueshëm tribuna për të bërë komentet tona politike, jashtë këtij komisioni i cili pavarësisht se është një komision mirëfilli i një pune parlamentare është një komision pune ku mund të shpalosim të gjitha opinionet tona politike”, u shpreh Mimi Kodheli, deputete e PS.

Deputeti tjetër i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku i kujtoi mazhorancës se procesi i integrimit nuk duhet trajtuar si një procesi i partisë në pushtet.

“Në rast se fillojmë se procesin e drejtojmë ne se na votuam shqiptarët. Ej, shikoni edhe partia ime e bënte këtë retorikë në ’96 sidomos mbas majit, historinë e pamë të gjithë si përfundoi. Kështu që mendoj më shumë se kujtdo këtij momenti i duhet konsensusi politik sepse ju e dini pa konsensus politik dyert e Brukselit nuk do të hapen”, shtoi deputeti i PD-së.

Mbledhja e komisionit qëndroi e hapur vetëm pak minuta pasi diskutimi vijoi i mbyllur sepse qeveria kishte paraqitur në komision një dokument që nuk ishte publik.

Dy ditë më parë, presidenca polake e BE i kërkoi qeverisë shqiptare që të paraqesë pozicionin e saj negociues për këtë grupkapitull, i cili do të paraqitet në konferencën e radhës ndërqeveritare.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në në fshatin Gjorm, në Kurbin. Sipas informacioneve paraprake, i riu...
19:51 | 25/07/2026