111-vjetori i Forcave të Armatosura, Begaj: Krenaria jonë kombëtare
Presidenti Bajram Begaj ka uruar Forcat e Armatosura të Shqipërisë në 111-vjetorin e krijimit të tyre.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Begaj tha se Forcat e Armatosura janë krenari kombëtare që kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë.
Presidenti vlerësoi angazhimin e tyre në një sërë misionesh dhe operacionesh për paqen dhe sigurinë në vend, rajon dhe në botë, si dhe përmbushjen e detyrave me dinjitet, përkushtim dhe profesionalizëm.
Kreu i shtetit në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura u shpreh gjithashtu se angazhimi i ushtarakëve ndaj Atdheut, Nderit dhe Detyrës mbetet i shenjtë dhe mbështetja e shoqërisë për Forcat e Armatosura do jetë e pakursyer.
“Në këtë ditëlindje të 111-të të tyre ne përulemi, nderojmë dhe jemi mirënjohës për shërbimin, kontributin dhe sakrificat e të gjithë efektivëve që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura,” – u shpreh Begaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta