111 vjetori i Pavarësisë, Veliaj mesazh për qytetarët nga “Parada e Shqiptarisë”

28 Nëntor 2023 | 11:20

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, uroi gjithë shqiptarët për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij nga “Parada e Shqiptarisë” që po mbahet në Tiranë, ku janë mbledhur shqiptarë nga treva të ndryshme, Veliaj tha se i duhet dhënë kujdes gjithë trevave shqiptare.

Ai shtoi gjithashtu se do të ishte i lumtur nëse do të shihte që arbëreshët e Italisë dhe shqiptarët në Ballkan do të afroheshin më shumë me njëri-tjetrin.

“Sot dua që secili prej jush të takojë një nga qytetarët që nuk e njeh më përpara. Dua të takoni në pradadë një nga kolegët tuaj arberesh dhe nëse vini që andej, të takoni dikë tjetër nga kjo anë e detit.

Dje iu citova një gazetare që përshkruante Shqipërinë e pas-pavarësisë, por ndërkohë para pavarësisë një gazetar pyet Ismail Qemalin dhe i thotë se kjo është tokë shumë e varfër… Dhe Ismail Qemali i thotë “a duhet prerë një pemë që nuk ka pasur kujdes?”

Vizioni i Ismail Qemalit ka qenë që kjo pemë e shqiptarisë po të ketë kujdes lulëzon. Sot jemi mbledhur të gjitha degët e asas pemës. Do të duhet që t’i japim gjithë komunave tona kujdes. Një porosi e veçantë e kryeministrit që këtë ditë t’ja kushtojmë kryesisht arbëreshëve të Italisë. Me aq shpërndarje në shumë vende, ndoshta jemi kombi më unik pasi rrethohemi nga vetëvetja”, është shprehur Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026