111 vjetori i Policisë, Balla: Rritje pagash për efektivët, do të përdoret edhe AI

13 Janar 2024 | 11:19

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka shënuar 111-vjetorin e themelimit të saj si institucion.

Në një event të organizuar lidhur me këtë përvjetor, ka qenë i pranishëm edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili premtoi disa ndryshime në Polici.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se do të ketë rritje pagash për punonjësit e Policisë dhe kredi të buta.

Po ashtu Balla tha se do të përdoret edhe Inteligjenca Artificiale për t’i ardhur në ndihmë punës së Policisë.

“Sapo kaluam kreditë e buta për disa punonjës të policisë dhe do vijojmë me 300 të tjerë. Do t’i sigurojmë shtëpi për familjen e tyre. Po detajojmë dhe vlerësimin se sa do të jetë rritja e pagave për punonjësit e policisë së Shtetit dhe për punonjës të tjerë, të sektorit të Shëndetit Publik apo për Forcat e Armatosura dhe administratën publike.

Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik që do të realizojmë në 1 korrik, forcat e policisë të jenë më të vlerësuarit. Do të kemi shumë shpejt dhe në Policinë e Shtetit modele të përdorimit të inteligjencës artificiale”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët një mjet në Korçë, zjarrfikësja në vendngjarje (VIDEO)

Një makinë është përfshirë nga flakët këtë të enjte në qytetin e Korçës. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen ndërsa siç shihet edhe nga pamjet...
15:54 | 02/07/2026

KLP hap garën për Prokurorin e Përgjithshëm, kandidatët 30 ditë afat për të bërë aplikimet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP këtë të enjte ka zhvilluar seancë plenare ku vendosi shpalljen e fillimit të procedurës administrative për përzgjedhjen e kandidatëve...
15:50 | 02/07/2026

Tensionet para Parlamentit, reagon UGSH: Aktet e dhunës mbi gazetarët në procesin raportues janë krim

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka dalë me një deklaratë këtë të enjte lidhur me tensionet e regjistruara  gjatë protestës së sotme të qytetarëve para Parlamentit....
15:39 | 02/07/2026