115 vjetori i luftës së Mashkullorës/ Në Gjirokastër, homazhe në nder të luftëtarëve

19 Mars 2023 | 19:39

Në 115-vjetorin e Luftës së Mashkullorës dhe betejës antiosmane të zhvilluar nga çeta patriotike e Çerçiz Topullit, në Gjirokastër janë zhvilluar një sërë aktivitetesh.

Në memorialin në përkujtim të kësaj ngjarje historike, në fshatin Mashkullorë u zhvillua një aktivitet homazh në nderim të luftëtarëve patriot të cilët në 18 mars 1908 shënuan një prej betejave të rëndësishme në prag të Shpallljes së Pavarësisë.

“Lufta e Mashkullorës bëri jehonë jashtë kufijve të Shqipërisë. Ka mbetur në historinë e Shqipërisë si një ngjarje e pakrahasueshme sepse luftohej 7 luftëtarë me 150 ushtarë turq. Prandaj fshati ynë e përkujton çdo vit këtë luftë, trimat e kësaj lufte. Hajredin Tremishtin që dha jetën këtu, 100 metra mbi ne dhe të tjerët të cilët luftuan gjithë jetën e tyre për lirinë e Shqipërisë”- shprehet Petro Qirko, historian.

Banoret tregojnë sesi janë zhvilluar ngjarjet, çfarë kanë dëgjuar nga të parët.

“Siç dihet çeta e Çerçiz Topullit që kreu disa aksione si në Korçë, edhe këtu në Gjirokastër për vrasjen e bimbashit erdhi këtu në Mashkullorë u strehua duke u gdhirë, në 17 mars ajo rrethohet dhe në 18 mars çan rrethimin dhe varet këtu poshtë dhe futet në haur. Ishin 6 burra që u futën këtu në haur. Nga këta 6 burra, përpara këtu, as 50 metra u vra Hajredin Tremishti  Forcat turke ishin të gjitha këtu përballë dhe ishte kapedan Çerçiz Topulli, me Zeman Mashkullorën, me Asllan Starjen që u futën të parët në haur dhe sprapsën sulmin. Dihet që kjo betejë përfundoi me 20 të vrarë dhe të plagosur”-nënvizon Zabit Ahmeti, banor i Mashkullorës.

Pjesë e aktiviteteve të zhvilluara ishte edhe çelja në mjediset e Muzeut të Armëve, të ekspozitës arkivore ku nëpërmjet fotografi dhe dokumenteve historike u prezantua veprimtaria atdhetare e çetës së Çerçiz Topullit dhe kontributi i saj në luftën për çështjen kombëtare.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026