Ndërhyrja e rrallë, mjekët i shpëtojnë jetën pacientit me kancer të pankreasit

19 Mars 2023 | 19:30

Mjekët e spitalit të traumës kanë realizuar me sukses një ndërhyrje të rrallë tek një pacient 68 vjeçar me kancer të pankreasit. Falë teknologjisë se re, pacienti i është rikthyer jetës

Spitali i Traumës ka regjistruar një tjetër histori suksesi, duke i dhënë jetë një pacienti të prekur nga kanceri i pankreasit. Një ndërhyrje delikate e kryer në kohë rekord i ka shpëtuar jetën Luanit.

“Rasti është i veçantë për shkak të vendit ku ishte tumor. Tumori i pankreasit përgjithësisht është në trup por ky ishte në bisht dhe në kokë. U bë një ndërhyrje e vështirë, u bë pankreatektomi dstale, i cili shkoi shumë mirë”- tha Dr.Shk.Dritan Çela kirurg.

“Është një tumor goxha I rrallë në popullatë, janë rreth 2% në popullatën europiane, me teknologjinë e re që kemi bëjmë reseksionin e pankreasit Edhe pse një ndërhyrje e vështirë, gjithçka ka shkuar mirë”- nënvizoi Dr.Valmira Abilaliaj kirurge te spitali I traumës

“Ecuria post operatore ka qenë e mirë, pacienti rikthehet një javë pas interventit”- tha Dr.Dorina Shtjefni kirurge.

Tashmë që tumori është hequr, pacienti ndihet i përmirësuar, por do të duhet të ndiqet në vijimësi nga shërbimi onkologjik.

“Jam shumë i qetë , lëviz dhe punoj, jam i kënaqur që më ngritën në këmbë”- tha pacienti.

Fal kësaj ndërhyrjeje pacienti ka një shpresë të re, pasi ka dalë  nga rreziku për jetën dhe nuk ka komplikacion post operator diabetin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026