115 vjetori i ‘normales’ në Elbasan, shkolla e mesme e parë shqipe
Muaji dhjetor përkon me 115 vjetorin e hapjes së shkollës së parë të mesme shqipe në Elbasan, e quajtur ‘Shkolla Normale’. Kjo shkollë kombëtare u bë vatër e përgatitjes së mësuesve, të cilët më pas do të përçonin Gjuhën Shqipe në të gjitha trojet shqipfolëse.
“Të gjithë ne kemi kënaqësinë të festojmë 115 vjetorin e shkollës Normale, e cila ka qene themeli kryesor për të gjithë arsimdashësit. Aq me tepër në qytetin e Elbasanit se ne çdo familje ka një pjesëtar që e ka marrë gurin e themelit nga shkolla Normale.”
Për të nderuar kontributin e arsimtarëve në Elbasan, është organizuar një aktivitet, ku u vlerësuan me titujt “Qytetar Nderi” disa normalistë. Normalistët kujtojnë me nostalgji atë kohë, por theksojnë se shkolla dhe nxënësit kanë ndryshuar.
“Brezi jonë ka qenë shumë-shumë i afërt me fëmijët, shkollat atëherë kishin me kërkesa dhe ishin shumë-shumë të mira. Tashi ka ndryshuar çdo gjë edhe shkolla ka ndryshuar. “
“Ndjehem shumë e lumtur që po njihet puna jonë si arsimtarë. Kam mbaruar pedagogjiken. Atëherë shkolla ka qenë më e fortë me e rreptë, nxënësi ka qenë me i kujdesshëm kishte tjetër autoritet mësuesi. Tani janë me të lirë nxënësit ndoshta dhe kjo liria mirë i bën, po këto pajisjet teknologjike po i prishin nxënësit. Atëherë veç kinema e libër kishin.”
Elbasani nuk do të ishte djep arsimi pa “Normalen” dhe kjo shkollë nuk do të ekzistonte pa elbasanasit e nderuar si Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, etj. Mbi 5000 dokumente të asaj kohe ruhen edhe sot ne muzeun e shkollës.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë