Bien bursat evropiane pas vendimit të Trump për vendosjen e tarifave ndaj BE-së
Bursat evropiane u hapën me rënie të thellë me hyrjen në fuqi të tarifave amerikane. Në tregjet financiare është rikthyer klima e shqetësimit për një luftë tregtare, me analistët që konstatojnë një rritje të rreziqeve për një recesion global.
Kështu, bursa e Frankfurtit, ajo e Parisit dhe e Londrës ranë përkatësisht me minus 2.4, minus 2.15 dhe minus 1.43 për qind.
Të njëjtin fat patën edhe bursat aziatike, me ato të Tokios dhe Hong Kongut që ranë me minus 2.8 dhe minus 1.6. Po ashtu, edhe bursa e Shangait, e Seulit dhe Mumbait ranë me minus 0.3, minus 1.1 dhe minus 0.8 për qind.
Ndërsa në frontin valutor, jeni ka kaluar dollarin në kuotën 147,17.
Por pasoja duket se do të ketë edhe për vetë Shtetet e Bashkuara. Ekspertë të institutit bankar “J P Morgan” kanë deklaruar se ekziston rreziku që vendimi i Trump të fusë në recesion ekonominë amerikane dhe atë globale brenda vitit 2025.
Ndërkohë, nuk kanë munguar as reagimet politike. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se Unioni do të reagojë, por mbetet i gatshëm për të negociuar.
Nga Berlini, qeveria gjermane ka bërë thirrje po ashtu për negociata, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ketë një përgjigje të fortë.
Ndërsa qeveria britanike do të veprojë me kthjelltësi dhe gjakftohtësi, ka deklaruar kryeministri Keir Starmer, i cili ka nënvizuar se asgjë nuk përjashtohet.
Nga kontinenti aziatik, qeveria japoneze e ka cilësuar veprimin e Trump si “të mjerueshëm dhe që shkel normat e Organizatës Botërore të Tregtisë”.
Ndërsa Kina i është kundërvënë tarifave duke paralajmëruar me kundërmasa.
LEXONI GJITHASHTU:
Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore
- 19:38 Zyrtarët iranianë presin që më shumë se 10 milionë persona të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Khameneit
- 19:34 Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 19:23 Rebelët Huthi kërcënojnë objektivat saudite, shkak shkelja e hapësirës ajrore
- 19:16 34 ditë protestë, qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”
- 19:10 Presidenti i Kolumbisë bisedë telefonike me Trump, në fokus përpjekjet kundër drogës dhe sanksionet
- 18:59 Shpërthim i ri i norovirusit në Alaskë, 100 pasagjerë të një anijeje shfaqin simptoma