English

12 muaj trafik në Durrës, mungesa e një plani nga bashkia shkakton kaos në rrugë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kjo është panorama e trafikut rrugor në një ditë normale në Durrës, qendrën më të rëndësishme në vend, pas kryeqytetit.

- Advertisement -

Në disa kryqëzime, si “Sheshi Pranvera’’, “Stacioni i trenit”, apo ‘’Kryqëzimi i spitalit’’, trafiku është mjaft problematik.

Rreth-rrotullimet dhe trotuaret duken gjigande, krahasuar me ngushtësinë e rrugës, ndërsa në shumë akse, në dy krahët e saj gjen mjete të parkuara, si pasojë e mungesës së vendeve të dedikuara për parkim.

“Bashkia Durrës për momentin nuk ka një plan të mirëfilltë mobiliteti, çka do të thoshte studimin e mirëfilltë të flukseve, pra të lëvizjes së njerëzve”, thotë Artan Kacani, urbanist.

“Ky lloj densiteti ndonjëherë bie ndesh edhe me kodin rrugor, që konstaton se duhet të ketë një seri hapësirash, apo xhepash, në të cilat makinat duhet të kalojnë përpara se të hyjnë në parkim. Ndërkohë, shumë makina këtu mbajnë radhën në rrugën përkatëse për të kaluar traun dhe bllokojnë njëkohësisht dhe trafikun”,  shprehet ai.

Në tentativë për t’u dukur kështu, rrugët në fakt duken kështu.

“Nëse flasim për zgjerimin e trotuareve, kjo ka ardhur si një ‘teori e këmbësorizimit’ të lagjeve, komuniteteve të pasura me vila të ulëta në SHBA dhe më vonë filluan të shiheshin me syrin e mirë të qytetarëve dhe të votave”, shprehet urbanisti.

Këto projekte pa rezultate pozitive, për urbanistin Kacani kanë qëllime elektorale.

“Është një dëshirë e shpejtë për të arritur në votëbesime elektorale, për ta emëruar sa më shpejt qytetin të ngjashëm me vende të ndryshme të Europës, por ka edhe mangësitë e veta profesionale në zyrat e bashkisë”, thekson ai.

Me gjithë masat që shtohen nga sektori i policisë rrugore, trafiku në Durrës vijon të mbetet një kaos pa fund, tashmë jo vetëm në pikun e sezonit veror, por në çdo ditë të vitit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×