12 vite i burgosur në Siri! Eksperti: Komandanti nga Kosova kishte pozita të larta
I ftuar në Euronews Albania, Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi foli për Avdyl Jasharin, shqiptari nga Kosova i cili qëndroi në Siri 12 vite larg familjes pa asnjë kontakt pasi ishte i burgosur në regjimin e Assad.
Eksperti tha se komandantin Jashari e njihte personalisht dhe se ka treguar gjithmonë performancë të jashtëzakonshme në Siri.
“Në fund të vitit 2012, Avdyl Jashari ka shkuar në Siri. Ai ka dhënë një performancë të jashtëzakonshme atje dhe nuk iu ka bashkangjitur kurrë ISIS dhe veprimeve të dhunshme. Komandanti ka pasur pozita të larta në Ushtria Çlirimtare të Sirisë”, tha Bedri Elezi.
Sipas ekspertit, lidhjet e shqiptarit nga Kosova mund të jenë të afërta edhe me komunitetin shqiptar në Siri. Ai shton gjithashtu se kanë qenë dy shqiptarë të cilët më herët kishin vizituar Shkupin në përpjekje për të takuar komunitetin mysliman në Maqedoninë e Veriut.
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor
- 17:06 Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore