13 ndeshje radhazi pa humbje, Rama e para në Evropë për ecurinë në kampionatin
Roma është skuadra me ecurinë më të mirë në kampionat, pasi ekipi i Ranierit numëron 13 ndeshje radhazi pa pësuar humbje. Ky është një sukses jo vetëm në Itali, por edhe në ligat kryesore evropiane.
Ardhja e Claudio Ranierit ndryshoi totalisht ekipin e Romës, i cili edhe pse u eliminua nga Europa League, po paraqitet mirë në kampionatin Italian. Jo vetëm kaq, por kryeqytetasit synojnë të mbërrijnë në zonën Champions, një objektiv që dukej i pamundur në nisje të sezonit, ku pësoheshin vetëm humbje. Njohja e vjetër Ranieri e di se si ta bëjë një skuadër fituese e ia ka dalë ta bëjë diçka të tillë dhe me romanët, që janë ekipi me ecurinë më pozitive në Evropë momentalisht.
E thënë ndryshe, asnjë skuadër në kontinentin e vjetër nuk ka bërë aq mirë sa Roma në kampionat, e cila ka 13 ndeshje radhazi ku nuk pëson humbje, e që prej ardhjes së teknikut aktual në 17 sfida të drejtuara prej tij, ekipi ka 11 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje. Viti 2025 ka sjellë sukses padyshim, pasi në 11 duele janë 29 pikë të grumbulluara, që e vendosin Romën përpara PSG-së me 28 apo Bayernit me 26, për të njëjtin numër ndeshjesh.
Një ecuri që natyrisht askush se priste, sidomos kur flasim për Romën, skuadër që shpesh ka pasur luhatje nga sezoni në sezon, por duket se zgjidhja e duhur ka qenë Claudio Ranieri.
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
- 13:32 Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe
- 13:26 Berisha për deklaratën e ministres serbe: Kërkuam shpalljen non-grata, qeveria heshti
- 13:20 Shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes ndez protesta në Ukrainë, qindra qytetar kundër këtij vendimi