13 shtetas betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Mision për të ecur përpara

20 Prill 2024 | 14:58

Pas marrjes së nënshtetësisë, 13 shtetas të huaj u betuan përpara kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj tha se marrja e pasaportës është bashkimi me një kauzë për të çuar vendin përpara.

“Ky moment solemn nuk është thjesht marrja e një pasaporte, por bashkimi me një kauzë, me një skuadër që ka një mision. Ky mision ka qenë shumë i vështirë në vitet ’90, kur të gjithë donin ta linin pasaportën shqiptare, të largoheshin nga vendi. Nëse shumica e vendeve të botës vuan nga ksenofobia, ne vuanim nga ksenofilia, donim çdo gjë të huaj, përfshirë edhe shtetësinë. Por, kjo ka ardhur duke ndryshuar. Sot kemi më shumë njerëz që duan të marrin shtetësinë shqiptare, se sa njerëz që e lënë atë. Sot Shqipëria dhe Tirana sidomos, është gjithmonë e më shumë kozmopolitane”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana është një qytet që po rritet dita-ditës dhe nënvizoi faktin se shtetasit më të rinj, ndryshe nga turistët që vijnë për të vizituar vendin, duhet ta shohin vendin edhe si një mundësi për të kontribuuar në mbarëvajtjen e shoqërisë.

“Unë jam rritur në një qytet kur në atë kohë kishte 200 mijë banorë. Sot ka mbi 1 milion. Pra, është 5-fishuar që nga fëmijëria ime. Kur shikonim një të huaj e tregonim me gisht dhe e ndiqnim nga mbrapa për të kapur një rreze të botës. Sot e gjithë bota është në Tiranë. Më parë, kur dilja nga zyra dhe përshëndesja njerëzit, ishin të gjithë shqiptarë, njiheshim të gjithë. Tani shumica janë të huaj. Është bërë shumë biznes sot me AirBnb, me hotelet dhe me reputacionin e vendit”, vijoi Veliaj.

“Shpresoj shumë që ju të bëni gjëra për vendin, të lini gjurmë, një shenjë, duke mbjellë pemë apo duke bërë një punë vullnetare në qendrat tona sociale. Më shumë se një pasaportë, ajo është një mision me skuadrën tonë, Shqipëria”,-shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026