U proceduan për protestën te bashkia, reagojnë Klevis Balliu dhe Tedi Blushi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu kanë reaguar pas bërjes publike të lajmit se do të procedohen në gjendje të lirë për protestën e organizuar ditën e djeshme para bashkisë së Tiranës.
Tedi Blushi, ka reaguar me anë të një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shprehet se është i gatshëm t’i dalë ballë për ballë “policisë së partisë”.
“Policia e Partisë më paska proceduar politikisht pse u pengova prej saj të ushtroj detyrën e Këshilltarit të Bashkisë së Tiranës duke më ndaluar me dhunë të hyj në Bashkinë e Tiranës për të kërkuar informacion lidhur me dhjetëra kërkesat e opozitës drejtuar këtij institucioni të shndërruar në modelin më keq të korrupsionit dhe inkriminimit.
Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, ministri i Bandave, Taulant Balla, përfshi shefin e tyre, Edi Rama ta harrojnë se do të më ndalin të mbroj interesin qytetar me të tilla kërcënime ordinere që nuk trembin askënd.
Me çdo çmim dhe sakrificë do të jem gjithmonë në ballë të protestave qytetare, në mbrojtje të interesit publik, në krye të çdo aksioni politik për shkuljen nga rrënjët të Regjimit të kalbur të “Rilindjes”! Më keni Ballë për Ballë!”,-shkruan ai.
Gjithashtu ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka reaguar në Facebook duke thënë se ai po procedohet penalisht pasi po proteston kundër korrupsionit. Ai thotë se ndaj tij janë bërë mbi 500 procedime penaledhe kjo gjë shprehet ai “më motivon më shumë për të kërkuar drejtësi për Shqiptarët”.
“Taulant Bego Yaris më paska proceduar pse protestoja kundër korrupsionit të Ndragetës. Taulant Droga dhe Lal-Ndrageta duhet të dinë se ky presion i shëmtuar nuk funksionon.
Më keni bërë mbi 500 procedime penale dhe jo vetëm që nuk më ndaluat, por më motivoni më shumë për te kërkuar drejtësi për Shqiptaret.
Shihemi të premten ora 11:00, ku do të jete qytetarët kundër krimit dhe patjetër krimi do të humbë gjithmonë”,-shprehet Balliu në statusin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)