“Kërkova rithemelimin e PD në 2011”, Rama bën ‘paqe’ me Mark Markun në podcast
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, aktualisht pedagog Mark Marku ishte i ftuari i kryeministrit Rama në podacstin e përjavshëm ‘Flasim’. Marku zbuloi për herë të parë se në kohën kur Partia Demokratike ishte në pushtet, ai ka kërkuar rithemelimin e kësaj force politike.
Pedagogu Mark Marku ishte i ftuar i radhës në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama. Për mbi 60 minuta, ish-politikani u ndalë të flasë për jetën, punën, por edhe për angazhimin në politik, pranë Partisë Demokratike. Marku zbuloi se rithemelimin e së partisë ku bënte pjesë e ka kërkuar që kur ajo ka qenë në pushtet në vitin 2011.
“Herën e parë që unë e pashë që shumë gjëra nuk funksiononin jam shprehur dhe rithemelimin e PD unë e kam kërkuar kur PD ishte në pushtet në 2011. Atëherë thoshim çfarë kërkon ky, ne jemi në pushtet, ne jemi rehat, ne jemi mirë, ky kërkon që ne të humbim pushtetin etj dhe unë thoja në qoftë se ne vazhdojmë kështu në 2011, e humbim pushtetin, duke iu qëndruar bindjeve të mia se ajo ishte arsyeja pse isha aty se për çfarë do isha unë aty?”-u shpreh pedagogu Mark Marku.
Edhe pse pyetjet në podcast i drejtonte kryeministri Rama, ky i fundit nuk shpëtoi pa ju përgjigjur një pyetje rreth ambicies së tij për një mandat të katërt.
“Unë besoj që ne i kemi dhënë një gjë shumë të madhe këtij vendi, besoj mundësi që nuk e ka pasur më përpara, që të ketë një drejtësi të pavarur nga pushteti politik dhe kjo është dhe arsyeja që për herë të parë ne kemi një drejtësi e cila vepron e pavarur nga pushteti politik. Duhet ta ngremë shumë më tepër stekën e luftës ndaj korrupsionit në të gjithë frontin jo thjeshtë tek drejtësia por në të gjithë frontin”,-tha kryeministri Edi Rama.
Mark Marku është aktualisht pedagog në departamentin e gazetarisë në Tiranë. Ai fitoi në Lezhë kandidaturën e deputetit në zgjedhjen parlamentare të 25 prillit 2021 por dha dorëheqjen nga mandati pak muaj më pas në gusht 2021.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës