14-nëntori, Dita Botërore e Diabetit

14 Nëntor 2023 | 08:01

Diabeti, është një sëmundje kronike e shkaktuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak gjatë një periudhe të gjatë kohore. Transportin e glukozës nga ushqimi në qelizat e gjakut e mundëson insulina, një hormon i prodhuar nga pankreasi.

Ndodh që insulina të mos prodhohet mjaftueshëm, apo fare, dhe kështu glukoza qëndron në gjak, duke mos u transportuar njëlloj në qeliza. Me kalimin e kohës, ky grumbullim i glukozës mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore që nuk kanë shërim, siç është diabeti.

Diabeti në Shqipëri

Diabeti përveçse po shndërrohet në pandemi, po merr gjithnjë e më shumë hapësirë në listën e barnave  rimbursueshme. Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Detyrueshëm i Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor (FDSKSH), gjatë vitit të kaluar, fondet që shkuan për disbursimin e fishave të diabetit arritën një vlerë prej 2,2 miliardë lekësh, duke zënë gati me 20% të fondeve totale të rimbursimit prej rreth 11 miliardë lekësh në vitin 2022.

Të dhënat tregojnë se shpenzimet për rimbursimin e diabetikëve po arrijnë medikamentet për sëmundjet e sistemit kardiovaskular, i cili vitin e kaluar zuri 24 % te fondit total të rimbursimit. Diabeti po gjen përhapje të shpejtë vitet e fundit dhe kjo si pasojë e stilit difektoz të jetesës.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se të sëmurët kronikë në vendin tonë dominohen nga dy grupe diagnozash, diabeti dhe hipertensioni që vijnë si pasojë e mungesës së aktivitetit fizik dhe kequshqyerjes po përhapin diabetin dhe hipertensionin në masë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2021, gati gjysma e të sëmurëve kronike që trajtohen me rimbursim vuanin nga hipertensioni dhe diabeti.

Sipas qarqeve, Durrësi ka përqindjen më të lartë të pacientëve kronik të trajtuar për Diabet Mellitus me 14,5%, ndërsa për Hipertension Arterial përqindjen më të lartë e ka qarku Kukës me 48,4%.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve

Fëmijët nën moshën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve, pasi përdorimi i hershëm i televizorit, telefonave apo tabletëve mund të ndikojë negativisht në...
16:54 | 04/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026

Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës

Pirja e kafesë, madje edhe asaj pa kafeinë, mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky është përfundimi i një studimi të ri, të publikuar...
18:41 | 03/07/2026