“14 propozime për reformën zgjedhore”, Celibashi: Komisionet partiake kanë dështuar
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi doli këtë të martë në një komunikim për mediat, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.
Celibashi paraqiti 14 propozime konkrete që, sipas tij, duhet të merren parasysh në kuadër të Reformës Zgjedhore.
Ndër to përfshihen: rregulla të reja për financimin e partive dhe palëve të treta, riorganizimi i komisioneve me përbërje partiake, heqja e kompetencave të Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankimimeve, si dhe rivlerësimi i funksionimit të strukturës së KQZ-së.
Ai theksoi se komisionet zgjedhore të niveleve të dyta dhe të treta, me përbërje partiake, janë provuar si dështim dhe ndikojnë negativisht në administrimin profesional të procesit.
“Duhet të rikonsiderohet organizimi i tyre. Përbërja partiake nuk garanton integritetin e procesit,” tha Celibashi, duke shtuar se financimi i partive dhe i aktorëve të tretë gjatë fushatave mbetet një çështje pa rregullim të qartë ligjor.
Ai propozoi gjithashtu që shqyrtimi i ankimimeve të mos bëhet më nga Kolegji Zgjedhor, por nga një instancë gjyqësore e zakonshme, ndërsa nënvizoi nevojën për votim elektronik dhe për votimin online të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, si një mënyrë për të rritur integritetin dhe ulur kostot.
I pyetur për një vlerësim të përgjithshëm të zgjedhjeve të 11 majit, Celibashi tha se pret raportin final të OSBE/ODIHR:
“Do ta pranoj vlerësimin që do të japin ata. Sigurisht, fakti që opozita nuk i njeh zgjedhjet është një problem që nuk mund të anashkalohet.”
Në lidhje me kontratën me kompaninë DHL për votimin nga jashtë, Celibashi sqaroi se KQZ nuk ka refuzuar të bëjë pagesën, por kërkon që më parë të përfundohet procesi i verifikimit të shpërndarjes së votës.
Ai tha se çdo pagesë do të bëhet vetëm pasi të përpilohet procesverbali përkatës dhe të jenë respektuar të gjitha detyrimet kontraktuale.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)
- 15:39 Tensionet në rritje, Irani: Memorandumi i Mirëkuptimit është pezulluar pasi SHBA-të shkelën angazhimet e tyre