Celibashi: Mandatin e ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e merr Kleana Xhuveli

23 Korrik 2025 | 13:16

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri me dije se mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, nga zgjedhjet e 11 majit, i kalon kandidatit Kleana Xhuveli.

Gjatë fjalës së tij këtë të mërkurë në konferencën për shtyp të në KQZ, Celibashi tha se ka bazuar vendimin në një analizë të thelluar të faktit dhe legjislacionit në fuqi.

Celibashi argumentoi se mandati i takon Kleana Xhuvelit, duke u bazuar në Kodin Zgjedhor.

Më 11 maj në KQZ janë depozituar 12 deklarata të thjeshta nga kandidatët e listës së mbyllur, ku secili nga ata ka dhënë dorëheqje nga kandidimi për deputet dhe ka deklaruar se nuk do të pranojë mandatin në rast fitoreje.

Më 15 korrik, kandidati Zeqir Kordhoni dorëzoi një deklaratë të dytë në KQZ, ku shpreh gatishmërinë për të ushtruar mandatin e deputetit në rast fitoreje.

Më 17 korrik, Kleana Xhuveli kërkoi revokimin e dorëheqjes së saj të bërë më 11 maj.

Celibashi theksoi se sipas nenit 37, pika 1 të Kodit Zgjedhor, vendimmarrja bazohet në dy çështje ligjore kryesore, nëse deklaratat e dorëheqjes të depozituara më 11 maj mbeten në fuqi dhe nëse kandidatët mund të tërhiqen nga dorëheqja përpara shpalljes së rezultateve.

“Kandidatët e listës së mbyllur që dorëzuan dorëheqje më 11 maj konsiderohen jo më kandidatë, dhe këto dorëheqje nuk mund të rikonsiderohen pasi listat janë miratuar dhe procesi është i mbyllur juridikisht,” tha Celibashi.

Në përfundim, Kreu i KQZ-së bëri të qartë se mandati i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” i përket Kleana Xhuvelit dhe nuk ka mundësi të ketë dorëheqje nga kandidimi pas miratimit të listave.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026