14 vatra zjarri në të gjithë vendin, situatë e vështirë në Finiq

11 Gusht 2025 | 17:27

Temperaturat e larta që kanë shoqëruar vendin gjatë ditëve të gushtit kanë favorizuar vatrat e zjarrit. Kështu sipas ministrisë së mbrojtjes gjatë 24 orëve të fundit, raportohen 38 vatra zjarri, ku 14 prej tyre janë aktive.

Situatë problematike vijon të jetë në Finiq, ku për ditë me radhë zjarri kalon nga njëri fshat në tjetrin. Në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit u dogjën disa banesa. Momentalisht zjarri ka kaluar në fshatin Krane, të njësisë administrative Mesopotam.

Edhe në fshatin Krongj të Finiqit është riaktivizuar vatra e zjarrit, e për pasojë janë evakuuar banorët.

Vatra zjarri janë shfaqur edhe në qarqet Lezhë, Dibër, Berat, Tiranë, Durrës, Gjirokastër, Elbasan.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 68 automjete zjarrfikëse dhe 601 forca operacionale, të ndihmuar nga FA me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të FA.

Gjithashtu morën pjesë edhe 2 avionë Canadair nga Kroacia dhe Italia. Një prej avionëve Canadair nga Kroacia ka ndërhyrë prej orëve të para në Synej të Rrogozhinës.

Në dispozicion sot janë edhe dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Helikopterët e Forcës Ajrore çeke dhe asaj sllovake kanë operuar sot nga Baza e Kuçovës drejt Gramshit.

Rrezikshmëria për zjarret është e lartë në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Elbasan.

Për situatën e zjarreve ka reaguar kryeministri Rama. Përmes rrjeteve sociale kreu i qeverisë publikon video të dronit bajraktar ku dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

“Të ndezësh një zjarr me qëllim, nuk është vetëm krim, por është tradhti ndaj tokës sonë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë” shkruan Rama i cili thotë se zjarrvënien do të duhet ta barazojmë me vrasjen në Kodin Penal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026