14 vjeç me pistoletë e fishekë në Vlorë, nuk dihet se ku i mituri e gjeti armën

13 Dhjetor 2024 | 10:30

Policia e Vlorës ka organizuar operacionin e koduar “DANGER” në lidhje me rastin e një të mituri, ku falë informacionit të siguruar, ditën e enjte është bërë e mundur që, nëpërmjet një fotografie të gjetur në celularin e tij dhe pas një pune profesionale me psikologë, prindër dhe punonjës social, të gjendej e fshehur në një motomjet pranë një banese një armë zjarri pistoletë me rreth 130 copë fishekë luftarakë, të cilat dyshohet se i ka fshehur një 14-vjeçar.

Ndërsa vijon puna intensive për të identifikuar personin që mund ti ketë dhënë armën këtij 14-vjeçari, i cili u ndalua për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Policia e Vlorës bëri me dije se gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe pjestarë të stafeve pedagogjike të qarkut Vlorë kanë kontaktuar Policinë, duke ndarë shqetësime dhe informacione mbi aktivitetet dhe sigurinë e fëmijëve të tyre, kryesisht të moshave 12 deri në 18 vjeç. Këto informacione kanë qenë të vlefshme dhe kanë ndihmuar policinë në orientimin e veprimeve parandaluese.

Godina ku u gjet pistoleta

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026