Flet babai i të miturit: Pashë djalin në video me pistoletë dhe informova policinë

13 Dhjetor 2024 | 10:48

Një pistoletë është gjetur në një godinë të pabanuar në Vlorë dhe policia ka shoqëruar një 14-vjeçar që dyshohet se e ka fshehur aty. Për këtë rast foli për mediat dhe babai i të miturit i cili shpjegoi sipas tij rrethanat e ngjarjes.

Bardhosh Tozaj u shpreh se djali i tij, së bashku me shokët e kanë gjetur armën dhe kanë krijuar një video për ta shpërndarë në platformën TikTok. Tozaj shprehet se kur ka parë videon, ka kontaktuar me drejtuesit e shkollës 9-vjeçare “Rilindja” dhe me punonjësit e policisë.

“Pashë një video që ishte shpërndarë mbrëmë në rrjetet sociale, sikur djali im ka qarkulluar në shkollën 9-vjeçare ‘Rilindja’ me një pistoletë, ky është një lajm i rremë. Informacionin policisë ia kam dhënë unë kur pashë videon e djalit tim me shokët në mal me pistoletë. Nnë shkollë qarkullon një lojë, ku hedhin një shok dhe e presin dhe videot i nxjerrin në TikTok. Është lojë e rrezikshme dhe për këtë arsye, unë isha në një mbledhje me drejtoreshën, mësuesen kujdestare dhe një psikologe. U thashë që kam parë një video, por nuk isha i sigurt nëse pistoleta ishte e vërtetë apo lodër. Ne u takuam me punonjësit e policisë në shkollë, ata panë videon me djalin dhe kuptuan se nuk ishte pistoletë lodër. Pistoletën e kanë gjetur në një objekt të pabanuar. E kanë marrë, kanë shkuar në mal, kanë bërë video në TikTok dhe më pas e kanë fshehur. Kishin gjetur edhe tre karikatorë. Djali nuk ka pasur probleme më parë, vetëm zënka në shkollë, se 14 vjeç“, u shpreh ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026