Trafikonin ukrainas për t’i përdorur si shpërndarës droge, 4 të arrestuar
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Transnacional” ku u goditën dy raste të trafikimit të personave nga Ukraina. Policia arrestoi 4 shtetas të huaj të cilët dyshohet se në vende të ndryshme të Europës rekrutonin ukrainas të cilët i sillnin në Shqipëri, ku u mbanin dokumentat e udhëtimit dhe i shfrytëzonin për të kryer veprimtari të kundërligjshme ndërsa u shoqëruan 19 persona të moshave nga 18 deri në 26 vjeç, të cilët kanë qenë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.
Personat e trafikuar detyroheshin përmes kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës fizike dhe psikologjike, për t’u angazhuar në marketingun e rekrutimit të individëve të tjerë në vendet e Europës, duke përdorur platforma të ndryshme të rrjeteve sociale, me qëllimin për t’i shfrytëzuar më pas për veprimtari kriminale, si shpërndarja dhe trafikimi i lëndëve narkotike, që kryheshin gjithashtu në vendet europiane.
Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur”, kryer në bashkëpunim dhe “Kanosja”, 4 shtetas të huaj konkretisht:
* M. P., 27 vjeç, lindur dhe banues në Harkov, Ukrainë;
* N. K., 23 vjeç, lindur dhe banues në Kiev, Ukrainë;
* O. T., 24 vjeç, lindur dhe banues në Minsk, Bjellorusi;
* M. S., 22 vjeçe, lindur dhe banuese në Kiev, Ukrainë.
Si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. M., 35 vjeç, banues në Poloni.
Gjatë operacionit u sekuestruan 18 laptopë, 23 pasaporta udhëtimi, 4 karta ID dhe 23 aparate celularë, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë.
Policia e Vlorë kishte dhe një falënderim për Ambasadën e Ukrainës në Shqipëri për mbështetjen e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet tona në operacionin “TRANSNACIONAL”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 22:13 Sizmologu amerikan, që mbahet i ndaluar nga Kina për spiunazh
- 22:11 Goditja e dytë brenda pak muajsh për Giorgia Meloni
- 22:09 Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor
- 22:08 Zjarret në Kanada, tymi përhapet deri në Amerikën e Veriut! Autoritetet nën alarm: Është ndotur ajri, qëndroni mbyllur
- 22:07 Elbasani eliminohet me penallti nga BATE Borisov
- 22:06 Shtëpia e Bardhë: Irani në komunikime intensive me SHBA-të, kërkon marrëveshje