1400 vende parkimi në ditë, Rama inspekton hapjen e kantierit të parkimit në QSUT
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu inspektoi hapje e kantierit të parkimit të madh të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, një hapësirë multifunksionale me 1400 vende parkimi në ditë.
Parkimi do të jetë në dispozicion për familjarët e pacientëve të shtruar, por dhe për studentë, mjekë e bashkëpunëtorë të jashtëm të qendrës, si dhe një hapësirë për helikopterët e urgjencës mbi tarracën e godinës.
“Janë afro 1400 vendparkime, do të ketë vendparkime dhe për personat me aftësi të kufizuar. Ndërkohë që, krahas kësaj do të ofrojë shërbimin e specializuar në tarracën e godinës për helikopterët dhe uljet emergjente. Godina ka një strukturë akomoduese jo vetëm për familjarët e pacientëve por edhe për mjekë e studentë”, tha ministrja Koçiu.
Afati për përfundimin e punimeve në këtë kantier është 18 muaj.
Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 17:47 Hani i Hotit dhe Muriqani me fluks të lartë automjetesh, Policia raporton ulje të aksidenteve në Shkodër
- 17:40 Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj