15 raste të reja me COVID-19
Pesëmbëdhjetë qytetarë janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.
Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 650 testime që janë kryer, nga ku janë konfirmuar edhe 84 të shëruar.
Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar gjithsej 270.742 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 297 qytetarë të konfirmuar me COVID-19. 8 persona po marrin trajtim në spital, dhe asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 19 prill
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 84
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 650
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 192
Fier 21
Vlorë 18
Korçë 14
Elbasan 13
Shkodër 11
Gjirokastër 5
Durrës 3
Kukës 2
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)