15-vjeçari Owen Cooper i ‘Adoleshencë’ bën histori në çmimet Emmy

15 Shtator 2025 | 07:33

Owen Cooper është shpallur fitues i çmimit për aktorin më të mirë në rol dytësor në një serial dramatik gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve Emmy, për interpretimin e tij në serialin e shumëpërfolur Adolescence. Me këtë arritje, Cooper bëhet aktori më i ri në moshë që merr një çmim të tillë prestigjioz, duke hyrë në historinë e televizionit amerikan.

Adolescence është një serial dramatik që ka marrë vlerësime të larta nga kritika për mënyrën se si trajton temat delikate të rritjes, identitetit dhe sfidave të adoleshencës në një shoqëri moderne. Seriali ka tërhequr vëmendjen për qasjen e tij autentike dhe të thellë psikologjikisht, ndërsa performanca e Cooper është konsideruar si një nga pikat më të forta të produksionit.

Në fjalimin e tij emocionues pas marrjes së çmimit, Cooper u shpreh: “Kur nisa mësimet e dramës, nuk e imagjinoja kurrë se do të isha në Shtetet e Bashkuara, e aq më pak këtu.” Ai shtoi se tre vite më parë nuk ishte askush, por sot gjendet në mesin e yjeve të televizionit.

“Dilni pak nga zona juaj e rehatisë. Kujt i intereson nëse ndiheni në siklet?” – ishte mesazhi i tij frymëzues për të rinjtë kudo në botë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026