Çelet festivali i aktrimit “Apollon”, 2 shfaqje premierë përgjatë 7 netëve në Fier
Mbrëmjen e së dielës në Teatrin “Bylis” në Fier, starton Festivali i Aktrimit “Apollon”, i cili shënon këtë vit edicionin e tij të 15-të.
Në vigjilje të kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore për Fierin, ku për 8 ditë e 7 netë, arti skenik do të flasë nëpërmjet emrave më të spikatur të teatrit Kombëtar, kryebashkiaku Armando Subashi, ka pohuar se Festivali i Aktrimit Apollon, është finalizim i projektit “Për Teatrin” që nisi në muajin shkurt dhe përfundon në Nëntor. Përmes një thirrje publike, iu bë ftesë produksioneve më të mira teatrore në vend të cilat u përzgjodhën nga një juri prestigjioze.
Gjatë këtij festivali do të rivihen në skenë 5 shfaqje nga trupat e teatrove të Durrësit, Tiranës, Prishtinës dhe 2 teatrove private. Ndërsa dy premiera do të jenë produksione të teatrit “Bylis”. Përgjatë 7 netëve të festivalit, në skenë do të interpretojnë 30 artistë, mes të cilëve emra të njohur të skenës shqiptare.
Ky festival i dedikohet aktorëve fierak ndër vite, dhe për këtë edicion janë shtuar 2 çmime, In Memorium” për dy artistët simbol të teatrit, Hajrie Rondo dhe Fatos Sela në ndër të punës dhe karrierës së tyre.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse