Andi Bushati: Raporti i DASH në kundërshtim me qëndrimet e Yuri Kim

13 Prill 2022 | 20:37

Analisti, Andi Bushati thotë se ka një kundërshtim mes raportit të DASH dhe qëndrimit të diplomatëve që “duan ta mbajnë mirë me qeverinë”.

Sipas Bushatit, “raportet e burokratëve bëjnë radiografinë reale të Shqipërisë” dhe ky “raport tregon totalisht të kundërtën që kanë vizatuar diplomatët amerikanë në Shqipëri”.

Bushati u shpreh se raporti nuk përngjan aspak me gjuhën e përdorur nga ambasadorja Yuri Kim.

“E ke dëgjuar ndonjëherë të flasë për patronazhistët, e ke dëgjuar të flasë ndonjëherë për ‘Peshkun e Madh’. Të gjithë deklaratat e znj. Kim, Eskobar dhe Palmer, piktura që japin kemi një djall të zi, opozita dhe Berisha dhe një partner të besueshëm Edi Rama. Ky raport nxjerr që korrupsioni i qeverisë është problemi kryesor”, tha analisti.

Andi Bushati e konsideroi raportin e 2021 të DASH për Shqipërinë “raportin më të zi që DASH ka bërë ndonjëherë për Shqipërinë”.

“Rama kur kapet me presh në duar, tallet. Është hera e parë që një dokument i DASH i djeg Ramës”, shtoi ai.

Ndërsa Baton Haxhiu thotë se raporti i DASH ka nënshkrimin e ambasadores Yuri Kim.

“Raporti është hulumtim i vetë ambasadës, nga media dhe nga takimet një nga një. Ambasada e monitoron punën e një qeverie dhe i dërgon raport shtetit të vet”, tha ai.

Sipas Haxhiut “nëse Kim gabon, humb karrierën”.

“Nëse jep informacion të gabuar nuk ka punë më, pasi është dikush që e verifikon”, tha ai duke shtuar se Kim e ka kritikuar qeverinë në qëndrimet e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026