16-vjeçari që nisi cigaren dhe alkoolin që të mos e bullizonin shokët
“Në shkollë më bullizonin se mësoja shumë dhe nuk sillesha njësoj si gjithë të tjerët”.
Ky është rrëfimi i një djali 16-vjeçar. Ai është nxënës në një prej gjimnazeve të Tiranës. Çdo ditë përballet me përbuzjen e shokëve të klasës.
“Të tjerët pinin duhan dhe unë nuk kisha qejf të merrja pjesë në këto dhe më kanë pas tallur për këtë arsye. Më kanë pas ofenduar shumë”, tregon ai.
Për t’u shoqëruar me shokët, duhet të merrte veset e tyre.
“Doja dhe unë të isha si ata”, tha ai, ndërsa tregoi se duhanin dhe alkoolin i ka nisur në fillim të vitit të dytë gjimnaz.
16-vjeçari tregon se prindërit e tij janë përpjekur ta ndihmojnë që të heqë dorë nga këto vese.
“Prindërit mendojnë se i kam rralluar por nuk më pëlqen që t’u them prindërve për sasinë. pi një paketë në ditë”, tha ai.
Ai thotë se tashmë, shokët nuk e tallin më, por ende ka probleme.
“Nuk më tallin për këtë arsye më, po akoma ka probleme. Për arsye se ata e kanë parë më parë që nuk pija dhe kur përpiqem, ata thonë që bën kot do të hiqet sikur kush jam”, rrëfen ai.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit
- 18:55 Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 18:49 Kafshët paguajnë çmimin më të lartë nga zjarret në Francë, habitate të shkatërruara dhe speciet në rrezik
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke