PS propozon: Raundi i dytë për presidentin në 23 maj ora 18:00

17 Maj 2022 | 11:04

Raundi i dytë për presidentin të zhvillohet ditën e hënë, më 23 maj në orën 18:00.

Kështu deklaroi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.

Balla nënvizoi gjatë fjalës së tij se të drejtën grupit parlamentar të PS-së për të propozuar emra për president, nuk ia heq dot opozita dhe nuk mund të vendosë dot kushte.

“Jemi të gatshëm të ulemi kur të doni ju, cfarë propozimi të doni ju. Ne kemi vendosur vetëm një kusht, të jetë i kundërt me Ilir Metan. Këtë duam. Ju nuk mund t’i heqni të drejtën mazhorancës që të propozojë emra”, tha Balla.

Më herët Enkelend Alibeaj deklaroi se që të zgjedhin bashkërisht një president mbi palët, që nuk është as i PS as i PD.

Raundi i parë për presidentin dështoi për shkak të mungesës së një kandidature për postin e Kreut të Shtetit.

Për të zgjedhur presidentin e ri në tre raundet e para duhen së paku 84 vota, të cilat mazhoranca e Partisë Socialiste nuk i ka.

Pas raundit të tretë, mazhoranca mund ta zgjedhë vetë Kreun e ri të Shtetit, pasi i ka 71 votat e nevojshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim...
19:18 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026

Policia zbardh aksidentin: 2 të vdekur dhe 1 i plagosur; kamioni me pompë betoni u përplas me një automjet dhe ra nga ura

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe...
17:49 | 22/07/2026