17% më pak nxënës në shkolla/Faktorët ndikues, demografia, emigracioni e lindshmëria
Numri i nxënësve në shkollat e Korçës, Beratit dhe Elbasanit nga viti 2020 deri në 2023 ka ardhur në ulje. Këtë e ka bërë me dije drejtoresha e drejtorisë rajonale të arsimit parauniversitar në Korçë.
“Po të shohim të dhënat krahasuese nga 2020-2023 numri i përgjithshëm i nxënësve në arsimin parauniversitar, përfshirë dhe fëmijët e arsimit parashkollor ka pësuar rënie me 17%. 6% krahasuar një vit më parë”-Vinjola Rot, drejtoresha rajonale e arsimit parauniversitar në Korçë.
“Ne kemi shkollat të cilat numri i braktisjes shkollore është në nivel të lartë, puna është që të reduktojmë sadopak braktisjen shkollore. Numrin më të lartë të nxënësve braktises e kemi në ZVA Pustec”-shtoi ajo.
Por cilët janë faktorët e uljes së numrit të nxënësve në bankat e shkollës?
“Lëvizja demografike është numri një që ndikon ndjeshëm në këto raste. Sot kemi tendencë nga zonat periferike drejt Tiranës. Shumë çifte të reja që kanë fëmijë nën 10 vjeç, lëvizin drejt qendrës. Emigracioni, duhet të jemi koshiente se emigracioni është një epidemi sociale. Elementi i tretë është lindshmëria e ulët. Kemi tendencë të ulët, lindshmëria tkurret, sjell me pak nxënës dhe me pak studentë”-tha Maria Dojçe, sociologe.
Drejtoria Rajonale e Arsimit parauniversitar KORÇË shtrin juridiksionin e saj në të gjitha institucionet arsimore të qarqeve Korçë, Elbasan dhe Berat, duke pasur në përbërje 17 zyra vendore dhe 699 institucione arsimore në të gjitha nivelet, nga arsimi parashkollor deri në arsimin e mesëm të lartë.
LEXONI GJITHAHSTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë