1752 kërkesa për kredi të butë, do përfitojnë 300 punonjës të administratës

16 Gusht 2024 | 19:47

300 punonjës të administratës do të përfitojnë kredi të butë nga programi i strehimit me kushte të lehtësuara.

Me 15 gushtin që shënon ditën e fundit të aplikimit, përgjatë një muaji në këtë program kanë aplikuar 1752 punonjës.

Aplikimet nga punonjësit janë bërë në platformën e-albania dhe ky është viti i dytë që administrohet një program i tillë, ku shuma që i jepet punonjësve për të blerë shtëpi, do të shlyhet me interes 0%.

Tashmë, pas kësaj faze, do të nisë përzgjedhja me vlerësimin sipas një sistemi pikëzimi të paracaktuar. Përfitues final do të jenë 300 punonjës të rendit, mbrojtjes, shëndetësisë, arsimit, bujqësisë e kulturës.

Vendimi për 300 kuotat për kredi të lehtësuara për administratën publike, po aq sa edhe vitin u kaluar, u miratua në muajin qershor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e së premtes në rrugën që të çon drejt fshatit Kaninë, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka...
18:44 | 10/07/2026

Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri

Segmenti rrugor Qafë Qelë–Koman, me një gjatësi prej 31 kilometrash, është rikonstruktuar, duke përmirësuar aksesin drejt një prej zonave me potencial të lartë turistik në...
17:31 | 10/07/2026

Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin

Videoja e dhunës ndaj një adoleshenteje, e cila u bë virale në rrjetet sociale, ka rikthyer diskutimet mbi sjelljen agresive te të rinjtë. Ekspertët e...
17:26 | 10/07/2026