18 të vdekur dhe 50 të zhdukur pas përmbysjes së varkës me emigrantë në Mesdhe
Të paktën 18 emigrantë humbën jetën në një anije të mbytur pranë qytetit lindor libian Tobruk gjatë fundjavës dhe 50 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, tha sot Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), duke cituar raporte.
Deri më tani, janë gjetur dhjetë të mbijetuar, sipas njoftimit.
“Kjo tragjedi e fundit është një kujtesë e fortë e rreziqeve vdekjeprurëse që njerëzit detyrohen të marrin përsipër në kërkim të sigurisë dhe mundësive”, tha IOM.
Reuters raporton se Libia mbetet një pikë kryesore tranziti për emigrantët dhe refugjatët , shumë prej të cilëve përballen me shfrytëzim, abuzim dhe udhëtime kërcënuese për jetën.
Tobruku është një qytet bregdetar pranë kufirit me Egjiptin.
Që nga rrëzimi i ish-presidentit Muamar Gadafi në një kryengritje të mbështetur nga NATO në vitin 2011, Libia është bërë një vend tranziti për emigrantët që ikin nga konflikti dhe varfëria drejt Evropës përmes shkretëtirës dhe Detit Mesdhe.
LEXONI GJITHASHTU:
Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 15:50 Mrekulli në Everest, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur