Më shumë se 2,200 emigrantë vdiqën ose u zhdukën në Mesdhe në vitin 2024, dhe pothuajse 1,700 prej tyre humbën jetën përgjatë rrugës qendrore të Mesdheut, tha sot Drejtoresha Rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore Regina de Dominicis.
Ajo tha se qindra fëmijë dhe adoleshentë ishin në mesin e emigrantëve të vdekur, raportoi ANSA.
Të dhënat u publikuan pas një mbytjeje anijeje në Mesdhe në natën e Vitit të Ri, ku 20 emigrantë u raportuan të zhdukur dhe shtatë u shpëtuan.
Një djalë tetë vjeçar, nëna e të cilit vdiq gjithashtu u shpëtua.
Të mbijetuarit u dërguan në ishullin sicilian të Lampedusa dhe më vonë u transferuan në një qendër pritjeje në Sicili.
LEXONI GJITHASHTU:
- Itali, 20 emigrantë të zhdukur dhe 7 të shpëtuar nga mbytja e varkës në Lampedusa
- 107 emigrantë u shpëtuan në Francë për Krishtlindje, po tentonin të arrinin në Angli