19-vjeçaren tentojnë ta përdhunojnë në një klub nate, policia arreston shqiptarin
Në një klub të njohur nate në qendër të Athinës ka ndodhur një ngjarje tronditëse, ku një 19-vjeçare është përballur me një tentativë përdhunimi brenda tualetit të klubit.
Sipas mediave greke, e reja ka denoncuar një efektiv policie dhe mikun e tij për tentativë përdhunimi të ndodhur me 21 qershor të këtij viti, por që denoncimi është bërë në Prokurorinë e Ahinës në datën 1 korrik.
Estetistja ishte me të dashurin e saj shqiptar, 23-vjeç, që sipas gazetës Espresso, është një boksier i njohur, i cili është përfshirë në ngjarje për të mbrojtur të dashurën e tij. Mirëpo, Policia ka arrestuar menjëherë shqiptarin për plagosjen e efektivit të policisë dhe mikut të tij dhe në dosjen e hartuar nuk përmendet asgjë për tentativën e përdhunimit, duke nxjerrë të pastër dy autorët dhe duke nxjerrë fajtor të riun shqiptar.
Mediat bëjnë me dije se pas arrestimit, në banesën e 23-vjeçarit policia ka zbuluar sasi të konsiderueshme droge (kokainë dhe MDMA). Kjo ka zgjeruar më tej pistën e hetimeve të Policisë, duke lidhur ngjarjen me aktivitete të paligjshme që ndodhin në mjediset e jetës së natës dhe në grupe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Ky zhvillim ka ngjallur shqetësime të mëdha për sigurinë dhe aktivitetet kriminale që mund të ndodhin në klubet e natës në kryeqytetin grek.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona