“Askush nuk e ndalon dot”- Kthupi: Pas zgjedhjeve, PD do të ketë kryetarin e ri

26 Korrik 2023 | 14:43

Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Rezart Kthupi, ishte i ftuar këtë të mërkurë në studion e Euronews Albania ku foli në lidhje me procesin zgjedhor për kreun e ri të PD-së që pritet të mbahet të shtunën, 29 korrik.

Në lidhje me kërkesën e disa deputetëve të PD-së për të anuluar zgjedhjet për kryetarin, Kthupi tha se grupi parlamentar nuk ka kompetencë t’i imponohet organeve të partisë në pikëpamjen administrative.

Ai theksoi se zgjedhjet më 29 korrik pritet të mbahen konform statutit dhe PD do të ketë së shpejti kryetarin e saj të ri.

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe grupi i deputetëve është një strukturë e PD-së për të vepruar në parlament dhe nuk mund të japë apo nuk mund të imponojë strukturave të partisë. Grupi i deputetëve, pavarsisht se është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, ka një funksion shumë specifik në kuadër të organizimit të përgjithshëm të partisë, që është të përfaqësojë partinë në parlament, por nuk mund t’i imponohet politikisht apo administrativisht strukturave tjera të partisë Demokratike”, tha Kthupi.

Gjithashtu ai shtoi se grupi parlamentar i Partisë Demokratike brenda partisë nuk ka asnjë peshë në aspektin administrative.

“Në aspektin administrativ të brendshëm grupi parlamentarë i Partisë Demokratike nuk ka asnjë peshë në parti, mund të ketë peshë në promovimin apo mbrojtjen politike të programit të partisë në parlament, në funksionet që ushtron deputeti por brenda jetës partiake të partisë deputetët kanë peshën e një antari të thjeshtë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026