Brnabiç: Vuçiç arriti t’i bind liderët e BE që të mos ketë sanksione ndaj Serbisë
Kryeministrja Serbe Ana Brnabiç shprehet e bindur se vendet e Bashkimit Europian nuk do të vendosin sanksione ndaj Serbisë për sulmin që u krye në Veri të Kosovës në 24 shtator.
Në një komunikim me mediat në Beograd, Brnabiç deklaroi se në takimin e mbajtur në Spanjë mes liderëve të Bashkimit Europian, presidenti serb ka arritur të mbrojë interesat e vendit.
Brnabiç tha se Vuçiç menaxhoi interesat e vendit dhe ka arritur që çështja e sanksioneve të mos jetë pjesë e vendimmarrjes së drejtuesve të Bashkimit Europian. Ajo thotë se është meritë e diplomacisë së presidentit Vuçiç që ndaj Serbisë nuk do të ketë asnjë masë ndëshkimore.
Lidhur me sulmin ndaj policisë së Kosovës në 24 shtator ku humbi jetë një efektiv i policisë së Kosovës dhe u vranë 4 agresorë serbë, kryeministrja serbe ka një tjetër variant të ngjarjes. Sipas saj, incidenti është shoqëruar me informacione të rreme në media ndërkombëtare.
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë