Deputeti Luan Baçi paraqitet në SPAK, zbardhet arsyeja
Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme.
Burime bëjnë me dije se Baçi është thirrur në organin e akuzës pas një kallëzimi ndaj tij për fshehje pasurie.
Burime bëjnë me dije se Baçi është thirrur në organin e akuzës pas një kallëzimi ndaj tij për fshehje pasurie.
Në një prononcim të shkurtër për media Baçi pas daljes nga SPAK, deputeti tha se ishte thirrur për një çështje që është tashmë hetuar për fshehje pasurie.
“Shkova për një çështje që ishte mbyllur njëherë, u rikallëzova. U rikallëzova dhe një herë nga i njëjti person për fshehje pasurie, është hetuar dhe nuk jam i shqetësuar. Unë u paraqita për një kallëzim që është pushuar si çështje, kaq e thjeshtë për t’u kuptuar. Ndaj meje është bërë një kallëzim që është pushuar si çështje. Gjithsesi, unë përsëri iu përgjigja, por edhe SPAK, si të vëmendshëm që janë, po ashtu për të bërë qejfin qytetarëve, kushdo qofshin ata që vijnë dhe kallëzojnë, edhe kur ka mjeranë të tillë që nuk dinë të bëjnë punë tjetër, veçse bëjnë kallëzime të tilla thjesht për të bërë ndonjë lajm. Unë përsëri u paraqita,” tha deputeti për gazetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia